Ndarja mes aktorit Olsi Bylyku dhe Egli Takos ishte kryefjalë për shumë kohë në mediat rozë. Ishte Olsi ai që konfirmoi ndarjen në një intervistë, duke pranuar se i mungojnë njëri-tjetrit.
Egli Tako nga ana tjetër ka vendosur të flasë për herë të parë dhe të fundit për këtë temë, siç thotë ajo, në përgjigjet që ka dhënë në profilin e saj në Instagram për ndjekësit.
“A të mungon,” ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë.
Teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.
“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh,” shkruan Egli në postimin e saj sqarues në “Instastory”.