www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zyrtari i inteligjencës ukrainase dënohet me 12 vjet burg – tri dekada spiunoi për Moskën

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për spiunazh në favor të Rusisë.

Valery Shaitanov u arrestua në prill të vitit 2022 pasi u gjetën “prova të pakundërshtueshme” se ai kishte planifikuar “akte terroriste” në Ukrainë në këmbim të rreth 180 mijë eurove dhe një pasaporte ruse.

Besohet se ai kishte për detyrë të vriste një pjesëtar të lartë të ushtrisë së Republikës Çeçene të Ichkeria, raporton skynews.

Megjithatë, raportet sugjerojnë se Shaitanov ka transmetuar informacion në Rusi për 30 vjet.

“Ish-gjenerali i SBU u dënua me 12 vjet burg për tradhti të lartë dhe një tentativë për akt terrorist në interes të shtetit agresor (Rusisë)”, thuhet në deklaratë.

Zyra më tej thekson se u vërtetua në gjykatë se ai u kishte dhënë informacion shërbimeve ruse të sigurisë dhe se i ka ndihmuar të gjejnë agjentë të dyfishtë brenda shërbimit të inteligjencës ukrainase. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara