www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dua Lipa takohet me vajzën e Ismail Kadaresë

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka treguar se është një fanse e librave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kjo pasi ajo publikoi në Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.

Mes tyre, Dua Lipa promovoi librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar fansave të saj të shumtë që ta lexojnë.

E kur jemi e familja Kadare, Dua duket se ka pasur mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të familjes.

Ajo është takuar me vajzën e shkrimtarit, Besiana Kadarenë, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.

Dua Lipa dhe Besiana Kadare (Foto: Besiana Kadare/Facebook)

Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre: “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”.

Dua Lipa dhe Besiana Kadare (Foto: Besiana Kadare/Facebook)

Dua përndryshe muaj më parë nisi një iniciativë të re në kuadër të podkastit të saj Service95, duke promovuar çdo muaj libra të përzgjedhur nga ajo si sugjerim për fansat e saj që të lexojnë. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara