Era Istrefi tashmë ka bërë nam edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo veçse është e ditur.
Si rrjedhojë, nuk i mungojnë as kontratat fitimprurëse, siç është ajo me kompaninë Golden Eagle, përcjell lajmi.net.
Këngëtarja është “fytyrë” e gjigantit të eksportit, ndërsa ky i fundit në një seri të prodhimit e ka vendosur fytyrën e saj.
Me patjetër, se këto pije po i shijon edhe vetë ylli i skenës. Por, jo vetëm. Duket ta ketë “detyruar” edhe tashmë të dashurin e saj të ri, Amir Rrahmanin.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, të dy ata janë parë duke shijuar pijen freskuese në ambientet pushuese, atje ku edhe po qëndrojnë.