www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Identifikohet mërgimtari nga Gjermania, që u mbyt në ujërat e liqenit të Dojranit

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

MPB njofton se pasditen e djeshme është arritur nxjerrja e trupit të pajetë të personit që u mbyt në ujërat e liqenit të Dojranit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Gjermani.

“Më 13.08.2023 në SPB-Strumicë është raportuar se rreth orës 11.30 në Dojran, një person me varkë me pedale hyri në ujërat e Liqenit të Dojranit, e më pas u përmbys. Zyrtarët e policisë nga SPB-Strumicë shkuan në vendin e aksidentit, dhe konstatuan se bëhej fjalë për I.Z. (42), që ishte nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Gjermani. Anëtarët e ekipit të zhytjeje nga njësiti “Tigër” pranë Ministrisë së Brendshme arritën në vendin e aksidentit dhe pas aktiviteteve të tyre të ndërmarra në orën 19.12 pasdite u gjet dhe u nxor nga ujërat e liqenit. Vdekja është konstatuar nga një mjek i urgjencës mjekësore dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi do të dorëzohet për autopsi”, thonë mes tjerash nga MPB./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara