www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për “Adem Demaçin”

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Ardhja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, si dhe përurimi i emrit të ri të rrugës “Adem Demaçi”, që dikur quhej “Brigada e dytë sulmuese maqedonase”, ka përplasur dy partitë më të mëdha maqedonase, opozitaren VMRO-DPMNE dhe atë në pushtet LSDM. Nga DPMNE i kërkuan LSDM-së të përgjigjet se i kujt është kryeqyteti Shkupi, i Maqedonisë apo ndonjë shtetit tjetër?

“Dje në Shkup, pa asnjë simbol maqedonas dhe me pompozitet të madh dhe në prani të një kryeministri të një shteti tjetër, u emërtua emri i “Brigada e Dytë Sulmuese Maqedonase” në emër të luftëtarit kosovar Adem Demaçi. Rruga mban emrin e Demaçit, i cili nuk ka pika kontakti as me historinë e Maqedonisë dhe as me Shkupin, por kishte ideale nacionaliste të lidhura me vende të tjera.”- akuzuan nga VMRO-DPMNE.

LSDM, duke i dërguar këto dy foto, shkruan se për ngjarjet e djeshme në Tetovë e Shkup, DPMNE përgjigje duhet të kërkojë tek kryetari i saj Hristijan Mickoski, sepse partnerët e tij joformalë i kanë organizuar ngjarjet.

“Kasami u bë kryetar komune me mbështetjen dhe votat e DPMNE-së dhe bashkëpunimi i tyre i përbashkët vazhdon në Këshill, në Kuvend, por edhe për tema të tjera. Së bashku me Mickoskin, ata bashkuan forcat për të formuar një shumicë të re parlamentare dhe një qeveri të re, e cila dështoi. Publiku e di se Mickoski ka propozuar Afrim Gashin për mandatar të ri të Qeverisë. Nëse sot DPMNE është gjoja e tmerruar nga veprimet e tij, le t’i drejtohen atij drejtpërdrejt.”- thanë nga LSDM.

Reagime për pritjen e Kurtit ka pasur edhe nga kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili në Facebook shkroi se e dënon publikisht protokollin dhe organizimin gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Komunën e Çairit, si dhe vendimin për ndryshimin e emrit të rrugës./koha

Lajmet e fundit…

  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara