www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndalohet në Gjevgjeli një shtetas serb, transportonte ilegalisht emigrantë nga Siria

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 07:40 në Blv.Gevgelija, më saktësisht në dalje nga Gjevgjelia, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar “Bogorodica” i kanë hequr lirinë shtetasit K.V.(22) nga Leskovci, R. Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm”.

Personi në fjalë ka qenë duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Opel Signum” me targa serbe, e cila është përfshirë në një aksident trafiku dhe me mbërritjen e policisë në vendngjarje janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria.

K.V. është ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim penal dhe personat migrantë do të transferohen në qendër pranimi-transit në Gjevgjeli./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara