www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ukrainasit e zunë edhe një tjetër spiune e FSB’së së Rusisë në Odessa 

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Një tjetër grua është arrestuar nga agjentët e shërbimit sekret ukrainas, pasi akuzohet se i ka dhënë informacion konfidencial FSB’së agjencisë së inteligjencës së Rusisë.

Sipas një deklarate të agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU-së, informacioni që shpërndante gruaja e arrestuar ndihmonte rusët në koordinimin e sulmeve me raketa dhe regjistrimin e efekteve të tyre.

Shërbimi i sigurisë ndau një foto të saj, duke sqaruar më pas se e ndaluara vepronte në qytet-portin e Odesas.

“Pas sulmeve ajrore të armikut në qytet, ajo shkoi nëpër rrugët e prekura dhe regjistroi pasojat e sulmeve. Agjentja ruse doli të ishte një banore vendase që kishte pikëpamje pro-ruse dhe donte të fitonte para shtesë duke bashkëpunuar me shërbimet speciale të armikut”, thuhet në një deklaratë.

Kjo grua është e dyta që arrestohet në pak ditë, pasi 4 ditë më parë u arrestua një tjetër grua, e cila dyshohet se po planifikonte një sulm ajror rus, të projektuar për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Ajo u akuzua se po përpiqej të zbulonte se ku dhe kur po udhëtonte presidenti përpara një ndalese që ai kreu më 27 korrik në rajonin e Mykolaiv.


Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara