www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja

Posted on July 18, 2023July 18, 2023 by User User1

Çmimet e naftës ranë nën 79 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare pasi investitorët shqetësoheshin për të dhënat mbi rritjen ekonomike të Kinës, duke nxitur shqetësimet për kërkesën.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 97 cent më i ulët se në mbylljen e tregtisë në fund të javës së kaluar dhe arriti në 78.90 dollarë.

Të premten e kaluar e mbylli tregtinë me minus 1.49 dollarë, raportojnë mediat e huaja.

Në tregun amerikan një fuçi u tregtua sot me një çmim më të ulët prej 83 cent, nga 74.59 dollarë.

Të premten e kaluar, ajo mbylli tregtinë me një humbje prej 1.47 dollarësh.

Në fund të javës së kaluar, çmimet u ndalën nga një valë shitjesh dhe një dollar më i fortë, i cili ul fuqinë blerëse të blerësve me monedha të tjera, e në këtë mënyrë edhe kërkesën. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara