www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksion i përbashkët i policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kapet drogë në vlerë të 200.000 eurove

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me policinë greke, mbrëmjen e djeshme kanë konfiskuar rreth 40 kilogramë marihuanë në vlerë të 200.000 eurove, shkruan TV21. Droga po transportohej nga 2 persona dhe ishte e paketuar në valixhe.

“Më datë 10.08.2023 në orën 23.30 nga punonjësit e policisë kufitare nga Qendra Rajonale “Jug”, në afërsi të vendit të quajtur “Vrshnik Bara”, pranë vijës kufitare me Republikën e Greqisë, janë vërejtur dy persona të cilët kanë hedhur dy thasë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes rrethojës me tela, në territorin grek dhe më pas kanë kaluar vetë vijën kufitare. Për shkak të dyshimit se po transportohej marihuanë në thasë, Qendra Rajonale “Jug” në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për Trafikimin e Paligjshëm të Drogës, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme, është njoftuar Shërbimi i Anti-drogë me qendër në Kilkis dhe Policia Kufitare greke dhe si rezultat nga veprimet e përbashkëta dhe të koordinuara të punonjësve të policisë nga të dy vendet, në një kohë të shkurtër u gjetën dy thasët me rreth 40 kilogramë marihuanë”, njoftojnë nga MPB./tv.21

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara