www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani-Nurtleu: RMV dhe Kazakistani kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Azia Qendrore dhe Kazakistani ballafaqohen me sfida të shumta sigurie. Situata në Afganistan rezulton me ndikime të fuqishme në të gjithë rajonin, por OSBE-ja vazhdon t’i mbështesë vendet pjesëmarrëse në ballafaqimin me këto ndikime përmes paket-projekteve gjithëpërfshirëse për zbutjen e rreziqeve.

Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, që vijoi pas takimit në Astana.

“Pavarësisht sfidave me të cilat përballet OSBE-ja, veçanërisht për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili ka ndikim të madh mbi sigurinë tonë kolektive, njerëzore dhe ekonomike, OSBE-ja do të vazhdojë të punojë në mënyrë të koordinuar dhe të ofrojë zgjidhje që do të nënkuptojnë siguri më të madhe për njerëzit nga rajoni më i gjerë i Azisë Qendrore”, tha Osmani.

Siç kumtoi MPJ-ja, krahas përballjes me sfidat, kryesuesi Osmani theksoi se Zyra e programeve e OSBE-së në Astana, i jep mbështetje Kazakistanit edhe në zbatimin e agjendës së reformave në vend.

“Bashkëpunimi midis Kazakistanit dhe OSBE-së tregon rezultate shumë të mira në terren. Për shembull, projekti ynë i përbashkët tre-vjeçar për mbështetjen e reformave në drejtësi rezulton në ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunim me Gjykatën Supreme, organet qeveritare dhe institucionet nacionale për të drejtat e njeriut. Vlen të përmenden edhe projektet për eko-portet, luftën kundër krimit kibernetik dhe të tjera, gjë që flet për përfitimet e prekshme për njerëzit që dalin nga puna e përbashkët e Zyrës së OSBE-së dhe institucioneve”, theksoi Osmani.

Krahas bashkëpunimit të OSBE-së me Kazakistanin, Osmani në konferencën për media me Nurtleu theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale në të gjitha sferat me interes të përbashkët- si në sferën politike, ekonomike, tregtare dhe atë kulturore dhe pritet që ato marrëdhënie të vazhdojnë të thellohen.

Osmani gjithashtu shprehu mirënjohje për autoritetet në Kazakistan për mbështetjen e prioriteteve të Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit me OSBE-në./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara