www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet kryebashkiaku në Bullgari, keqpërdori fondet e BE

Posted on August 10, 2023August 10, 2023 by User User1

Kryebashkiaku i një qyteti bullgar u arrestua nën akuzën e keqpërdorimit të fondeve te Bashkimit Europian, të cilat ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik.

Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo në Bullgarinë verilindore, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian. Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2019.

Toshevo mori një grant nga BE për të financuar projektin në shumën prej 169,000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat. Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë.

Arrestimi i Dimitrov është i pari në Bullgari me kërkesë të zyrës së kryeprokurorit evropian. Dimitrov, i zgjedhur për herë të parë në 2015 dhe i rizgjedhur në 2019, është përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara