www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy të dyshuarit ende në arrati, prokuroria jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Posted on August 10, 2023August 10, 2023 by User User1

Pas vrasjes së rëndë në fshatin Runik të Skenderajt ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, dy të dyshuarit ende janë në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë se Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës po punojnë intensivisht në zbardhjen e rastit.

Ai tha se prokurorja e rasti e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.

Preteni tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Pas orës 01:20 është njoftuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë e cila ka dal në vendngjarje bashkë me policinë. Dy persona të maskuar kanë hyrë në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt dhe kanë shtënë me armë. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur. Rasti është kualifikuar si vrasje e rëndë nga prokurorja. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në autopsi në IML. Policia bashkë me prokurorinë janë duke ndërmarr veprime intensive hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti”, tha Preteni.

I pyetur se a janë identifikuar të dyshuarit, ai tha: “Kanë qenë të maskuar dhe deri në këtë moment nuk janë identifikuar dhe gjenden ende në arrati. As motivi i vrasjes ende nuk dihet. Jemi duke punuar intensivisht me Policinë e Kosovës”.

Ndryshe, tre personat e plagosur me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara