Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje qytetarëve që një pjesë të pushimeve verore t’i kalojnë në Maqedoni, pas vendosjes së sistemit të ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen nga Bashkimi Evropian, i cili tashmë po shkakton pritje më të gjata në pikat kufitare.
I pyetur nëse shteti do të kërkojë shtyrjen e zbatimit të sistemit gjatë periudhës së verës, Mickoski tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje, por se po zhvillohen bisedime brenda Bashkimit Evropian.
