Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, nga sot është i lirë pasi është liruar me kusht nga burgu në Shtip. Lajmin e konfirmoi drejtori i institucionit ndëshkues-korrektues, Dejan Zdravkov, përcjell press24.
Çavkov, i cili po vuante dënimin në burgun e Shtipit, e ka lënë objektin sot në mëngjes rreth orës 10.
Ai ishte një nga të dënuarit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017. Për këtë vepër, Çavkov fillimisht ishte dënuar me 18 vjet burg nën akuzën për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.
