www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Posted on April 29, 2026 by Djek

Prishtinë, 28 prill 2026 – Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është shmangur një ndër shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një tentativë e rrezikshme për demokracinë tonë.

Përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese dështuan. Institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues u mbrojtën.

Pushteti aktual mban përgjegjësinë kryesore për krizën e krijuar, si shkaktar i krizave të njëpasnjëshme politike, i keqqeverisjes, i krizave ekonomike, i shpërdorimit të besimit të qytetarëve dhe i abstenimit nga përgjegjësitë ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Në përputhje me Kushtetutën, vendi hyn tani në një proces të ri zgjedhor. PDK kërkon nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes që të caktojë datën e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese, duke garantuar një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë të gatshëm për këtë proces të rëndësishëm demokratik dhe përmes votës së tyre të refuzojnë logjikën e përçarjes, bllokadës dhe aventurave institucionale.

Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, për stabilitet, përgjegjësi dhe zhvillim. Ka nevojë për institucione që funksionojnë dhe për një qeverisje që respekton Kushtetutën, jo që përpiqet ta mbizotërojë atë.

Republika u mbrojt sot. Tani është radha e qytetarëve.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara