www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Posted on April 27, 2026 by Djek

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një propozim të ri për arritjen e një marrëveshjeje që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas raportimit të Axios, oferta është përcjellë përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Burimet bëjnë me dije se propozimi synon të thyejë ngërçin aktual në negociatat mes dy vendeve dhe të hapë rrugë për një deeskalim të situatës në rajon, duke përfshirë edhe mundësinë e përfundimit të konfliktit.

Megjithatë, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Teherani është shtyrja e bisedimeve për programin bërthamor. “Negociatat bërthamore duhet të shtyhen deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në propozimin e paraqitur. [Euronews.al]

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara