Ish-funksionari dhe figura publike Rafis Aliti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke mbrojtur kërkesat e studentëve shqiptarë.
Në reagimin e tij, Aliti thekson se studentët nuk janë “lypës”, por po kërkojnë realizimin e një të drejte që, sipas tij, është e garantuar me dokumente themelore të shtetit. Ai përmend Marrëveshja e Ohrit, Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve të miratuar në vitin 2018, si baza ligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e vendit.
“Studentët kërkojnë implementimin e një të drejte që u takon me ligj”, shkruan Aliti, duke shtuar se nuk ka vend për shqetësim pasi, sipas tij, këto të drejta janë të garantuara dhe të njohura institucionalisht.
Reagimi vjen në një kohë kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe zbatimi i ligjeve përkatëse vazhdon të jetë temë e debatit publik dhe politik në vend.
