www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Muzeu Historik një prej destinacioneve të turistëve, mbi 13 mijë gjatë korrikut

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, i cilësuar si një atraksionet kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet gjatë korrikut ka shënuar një numër të lartë vizitorësh.

“Në muajin korrik muzeu u vizitua nga 13 546 vizitorë në total, ose 141% më shumë vizitorë në total në krahasim me muajin korrik të vitit 2022 që kishte 5 614  vizitorë në total”, theksoi Muzeu Historik Kombëtar.

Vizitorët vendas e të huaj interesohen për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme.
Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Bronzit (2100-1200 para Krishtit), si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e ilirëve./Katror.info

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara