www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Juventusi gati të bëj një ofertë të lartë për transferimin e Khephren Thuram

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Një tjetër Thuram mund të zbarkojë në Serie A pas transferimit të Marcus Thuram te Interi.

Fjala është për vëllanë e vogël të sulmuesit francez, Khephren Thuram i cili mund ta ketë rival Marcusin në elitën e futbollit italian Serie A.

Juventusi ka kthyer seriozisht interesimin për transferimin e mesfushorit francez i cili ka shkëlqyer në vitin e fundit me fanellën e Nices.

Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Juventus do të jetë pa Paul Pogban edhe për disa muaj dhe e shohin Thuramin si zëvendësuesin adekuat të mesfushorit francez.

22-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Nice për të bërë një hap para në karrierë, derisa Juventusit do t’i duhet të shpenzojë rreth 50 milionë euro për transferimin e tij. Zonja e Vjetër për të transferuar mesfushorin e talentuar në Allianz Stadium do të duhet ta mposht konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Bayern Munich e Liverpool që gjithashtu kanë shfaqur interesim për lojtarin./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara