Me ndarjen e Shqipërisë nga pakoja e integrimit bashkë me Maqedoninë e Veriut nënkuptohet vazhdimi i avancuar i Tiranës zyrtare në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe kjo do të reflektohet në vendin tonë, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, e cila sugjeron vendin që t’i realizojë reformat e nevojshme dhe të krijojë mundësi për të ecur përpara drejt perspektivës.
“Shqipëria formalisht në procesin e negociatave do të jetë një hap para nesh. Kjo do të ndikojë në situatën e brendshme politike dhe po ashtu varet nga ajo se sa Qeveria do të mund të realizojë lidhur me çështjet e Agjendës reformuese që lidhen me BE-në, që të mund të krijojë kushte të caktuara të cilat Shqipëria gjithsesi do t’i ketë para nesh.”, – deklaroi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.
Ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, Kacarska: Vështirë e realizueshme
Kacarska ndalet në pyetjet e gazetarëve tek kërkesa e re e kryeministrit Mickoski, që ndryshimet kushtetuese të bëhen me efekt juridik prapaveprues. Sipas saj, kjo alternativë e ofruar nga ekzekutivi është rëndë për të gjetur zbatim.
BE-ja nuk mund të dalë me befasi pa u miratuar ndryshimet kushtetuese, thotë njohësja e proceseve integruese.
Unë mundem personalisht të theksoj se kjo është vështirë e realizueshme. Në kontekst të procesit aderues këtu është pika ku presim. Vështirë të shohim skenar ndryshe që do të na befasonte, megjithatë paralel me të rrjedh procesi i agjendës reformuese, që nuk mundemi ta injorojmë.”, – theksoi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.
Këto komente u thanë në kuadër të prezantimit të hulumtimit për pozicionin shtetëror në marrëdhënie ndërkombëtare, si shtet i NATO-s dhe vend aspirues për integrim në familjen evropiane. (Nermin Mulaki Fejzullahu
