www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndarja e Shqipërisë nga RMV-ja, Kacarska: Do të reflektohet në vendin tonë

Posted on October 7, 2024October 7, 2024 by Dilo Kamb

Me ndarjen e Shqipërisë nga pakoja e integrimit bashkë me Maqedoninë e Veriut nënkuptohet vazhdimi i avancuar i Tiranës zyrtare në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe kjo do të reflektohet në vendin tonë, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, e cila sugjeron vendin që t’i realizojë reformat e nevojshme dhe të krijojë mundësi për  të ecur përpara drejt perspektivës.

“Shqipëria formalisht në procesin e negociatave do të jetë një hap para nesh. Kjo do të ndikojë në situatën e brendshme politike dhe po ashtu varet nga ajo se sa Qeveria  do të mund të realizojë lidhur me çështjet e Agjendës reformuese që lidhen me BE-në, që të mund të krijojë kushte të caktuara të cilat Shqipëria gjithsesi do t’i ketë para nesh.”, – deklaroi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.

Ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, Kacarska: Vështirë e realizueshme

Kacarska ndalet në pyetjet e gazetarëve tek kërkesa e re e kryeministrit Mickoski, që ndryshimet kushtetuese të bëhen me efekt juridik  prapaveprues. Sipas saj, kjo alternativë e ofruar nga ekzekutivi është rëndë për të gjetur zbatim.

BE-ja nuk mund të dalë me befasi pa u miratuar ndryshimet kushtetuese, thotë njohësja e proceseve integruese.

Unë mundem personalisht të theksoj se kjo është vështirë e realizueshme. Në kontekst të procesit aderues këtu është pika ku presim. Vështirë të shohim skenar ndryshe që do të na befasonte, megjithatë paralel me të rrjedh procesi i agjendës reformuese, që nuk mundemi ta injorojmë.”, – theksoi Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane.

Këto komente u thanë në kuadër të prezantimit të hulumtimit për  pozicionin shtetëror në marrëdhënie ndërkombëtare, si shtet i NATO-s dhe vend aspirues për integrim në familjen evropiane. (Nermin Mulaki Fejzullahu

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara