www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dhuna në familje në rritje

Posted on July 18, 2023July 18, 2023 by User User1

Rreth 45 për qind e grave në Maqedoni përjetojnë dhunë në ndonjë formë – fizike, mendore ose emocionale, por kryesisht ndjenja e pafuqisë i ka bërë të heshtin. Këtë e tregon hulumtimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ambasadën Britanike dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, i cili u prezantua në manifestimin e sotëm “Ka ndihmë për një jetë pa dhunë”. Sipas Analizës të prezantuar të linjës SOS kundër dhunës në familje llojet më të zakonshme të dhunës që raportohen janë dhuna fizike, psikologjike dhe ekonomike. Një numër më i madh i personave që telefonojnë janë gra, dhe një numër i vogël i burrave dhe fëmijëve raportojnë në emër të viktimës.

Dy vite më parë u miratua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, por dhuna vazhdon të shënojë rritje. Vitin e kaluar Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar një rritje prej 6% e rasteve të dhunës në familje, me 1117 krime të lidhura. Në formë alarmante, ky problem çoi në shtatë vrasje dhe dy vrasje në tentativë, kryesisht nga bashkëshortët, të ndjekur nga djemtë dhe partnerët jashtëmartesorë. Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, pasi shumë viktima në zonat rurale ende nuk raportohen për shkak të normave të ngulitura thellë patriarkale dhe tradicionale dhe frikës nga turpi publik. /Koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara