www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPB konfirmon lajmin për arestimin e G.M. i njohur si Tusha i dyshuar për vrasjen në “Album Shisha”

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 31-vjeçar me iniciale G.M. nga Shkupi, si i dyshuar për vrasjen në kafenenë “Album Shisha” në Shkup.
Arrestimi ka ardhur nga nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në bashkëpunim me “Tigrat” dhe Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor.

“I arrestuari është G.M.(31) nga Shkupi, i cili kërkohej me fletarrest nga prokuroria përkatëse në lidhje me vrasjen në kafenenë “Album Shisha” në Shkup më datë 06.03.2023. G.M. është mbajtur në stacion policor dhe kundër tij deri te PPTH Shkup është parashtruar kallëzim penale me procedurë të shpejtë për kryerjen e veprës penale “ndihmë” në bazë të nenit 24 të Kodit Penal në lidhje me veprën penale “vrasje” në bazë të nenit 123 të Kodit Penal, të kryer më datë 06.03.2023. G.M. i është dorëzuar PPTH-së për procedurë të mëtejme”, qëndron në njoftim

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara