www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

61 vjet nga tërmeti i tmerrshëm në Shkup! Jetën humbën 1.070 persona, mbi 200.000 njerëz mbetën pa shtëpi

Posted on July 26, 2024July 26, 2024 by Dilo Kamb

Sot shënohet 61-vjetori i tërmetit tragjik në Shkup, që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën  1.070 persona, ndërsa 3.000 u plagosën.

Tërmeti në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rrënuar 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dërgoi apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara