Sot shënohet 61-vjetori i tërmetit tragjik në Shkup, që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa 3.000 u plagosën.
Tërmeti në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rrënuar 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.
Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dërgoi apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë. Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rrënuar.
Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.
