www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPB: Arrestohet krimineli nga rrethina e Likovës, është i dënuar me pesë vjet e shtatë muaj burg

Posted on July 22, 2024July 22, 2024 by Dilo Kamb

Nëpunës policorë të SPB Kumanovë, dje në orën 4:00, e kanë privuar nga liria A.I. (35) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. 

Siç bëri të ditur MPB, ai është dënuar me pesë vjet e shtatë muaj dënim me burg për veprat penale “prodhimi i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, “trafikimi i qenieve njerëzore” sipas nenit 418 dhe “falsifikimi i dokumenteve” sipas nenit 378 të Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej tre vjetëve.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues të Burgut “Idrizovë” për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara