www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Padi penale kundër kryetarit të komunës së Koçanit për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Koçan, sot në Prokurorinë themelore publike Koçan parashtroi padi penale kundër Lj.P.(63) nga Koçani, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Siç kumtuan sot nga MPB, ai në cilësinë e personit zyrtar – kryetar i komunës së Koçanit, me shfrytëzimin e pozitës së vet zyrtare, i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar, kështu që më 06.12.2021 për herë të parë e ka emëruar S.Z. për ushtrues detyre drejtor i SHMK “Gosho Vikentiev” Koçan dhe ka vazhduar ta emërojë për herë të tretë dhe të katërt, edhe pse ka qenë i obliguar të dijë se personi të cilin e ka emëruar nuk e ka kaluar provimin për drejtor në afatin e caktuar me ligj prej një viti dhe nuk i përmbushë kushtet për ushtrim të detyrës.

“Me veprimin e lartëpërmendur, i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me nenin 93-v të Ligjit për arsim të mesëm dhe i ka mundësuar personit të prëfitpjë dobi kundërjuridike në shumë të përgjithshme prej rreth 63.552 denarëve”, sqarohet në kumtesën e MPB-së./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara