www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

IDF konfirmon vdekjen e katër pengjeve tjera izraelite të mbajtura nga terroristët e Hamas

Posted on June 4, 2024June 4, 2024 by User User1

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se përfaqësuesit e saj kanë informuar familjet e katër pengjeve që mbahen në Gazë “se ata nuk janë më gjallë”.

IDF tha se i ka lajmëruar familjet e Haim Perry, Yoram Metzger, Amiram Cooper dhe Nadav Popplewell “të cilët u rrëmbyen në Rripin e Gazës më 7 tetor, se ata nuk janë më gjallë dhe se trupat e tyre mbahen nga Hamasi”.

IDF tha se vendimi për të shpallur katër pengjet të vdekur bazohet në inteligjencë dhe u konfirmua nga një komitet ekspertësh të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim me Ministrinë e Shërbimeve Fetare dhe Kryerabinin e Izraelit.

Ndërsa rrethanat e vdekjes së pengjeve në robërinë e Hamasit janë ende nën shqyrtim, shkruan CNN.

“Ne vlerësojmë se katër prej tyre u vranë ndërsa ishin bashkë në zonën e Khan Younis gjatë një operacioni atje kundër Hamasit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

Ndryshe, Hamasi ka njoftuir se Popplewell, një shtetas izraelito-britanik ka vdekur nga plagët pas një sulmi nga aeroplanët luftarak izraelit

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara