www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Maturantët nisin provimet, 28 mijë nxënës testohen për gjuhën e huaj

Posted on June 3, 2024 by User User1

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të parë të maturës shtetërore, atij të anglishtes.

Provimi ka nisur që prej orës 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Janë rreth 144 qendra provimi që do të administrohen nga 2.700 punonjës arsimorë, të cilët janë angazhuar për të monitoruar procesin.

Provimi po zhvillohet në shkollat shtetërore, duke përfshirë edhe në sallat me hapësira më të mëdha siç janë palestrat apo korridoret, ku 70% e mjediseve janë të monitoruara nga kamerat.

Por edhe këtë vit teza ka dalë pak minuta pasi maturantët janë futur në klasat përkatëse.

Provimet e maturës nisën me gjuhen e huaj për të vijuar në 10 qershor me gjuhën shqipe dhe letërsinë, ndërsa më 18 qershor do të jetë provimi i matematikës. /vizionplus.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara