www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lodhja, çfarë të hani për ta luftuar atë?

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Të ushqyerit ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra dhe shpesh më shumë sesa mendojmë. Trupi i njeriut mbështetet te ushqimi si burimi kryesor i energjisë. Ushqimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit energjinë e nevojshme dhe për të hequr qafe lodhjen

Të ushqyerit ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra dhe shpesh më shumë sesa mendojmë. Trupi i njeriut mbështetet te ushqimi si burimi kryesor i energjisë. Ushqimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit energjinë e nevojshme dhe për të hequr qafe lodhjen.

ZGJIDHNI NJË DIETË TË BAZUAR NË USHQIME NATYRALE. Baza është të ndiqni një dietë të ekuilibruar ushqimore të bazuar në ushqime natyrale. Baza e dietës duhet të jenë ushqimet me cilësi të lartë si frutat dhe perimet, mishi, peshk, drithërat, vezët, produktet e qumështit me pak yndyrë, bishtajoret, arrat, farat dhe vajrat.

SHMANGNI NGRËNIEN E ËMBËLSIRAVE. Ushqimet e pasura me sheqer mund të rrisin përkohësisht ndjenjën e energjisë, kjo rritje shpesh çon në një rënie të menjëhershme për shkak të luhatjeve në nivelet e sheqerit në gjak. Pasoja e ngrënies së sheqernave të thjeshta (veçanërisht sheqernave të rafinuara) ndikon në lodhje.

ZGJIDHNI KARBOHIDRATET KOMPLEKSE. Zëvendësoni karbohidratet e thjeshta me ato komplekse si perimet, drithërat, tërshërën, orizin, bukën me drithëra dhe thekër ose bishtajore.

RRITNI SASINË E PROTEINAVE. Proteinat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin optimal të trupit dhe lodhja mund të jetë një nga shenjat e para të mungesës së proteinave në dietë. Ato rregullojnë rrjedhën e një sërë procesesh jetësore në trupin e njeriut dhe janë pjesë e të gjitha qelizave dhe indeve.

PROVONI MAGNEZ SUPLEMENTAR. Mungesa afatgjatë e energjisë mund të shkaktohet nga mungesa e magnezit. Magnezi është një nga elementët mineral më të rëndësishëm dhe është i nevojshëm për më shumë se 300 procese metabolike në trup. Merr pjesë në metabolizmin e energjisë, mbështet funksionimin e sistemit nervor dhe mundëson tkurrjen e muskujve. Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje kronike, humbje të energjisë dhe ngërçe.

MOS HARRONI TË PINI UJË TË MJAFTUESHËM. Ndonjëherë ndiheni të lodhur thjesht sepse jeni të dehidratuar. Trupi i njeriut përbëhet deri në 70 për qind nga uji dhe keshillohet të pini 30-40 ml ujë për kilogram të peshës trupore në ditë. Rekomandohet të keni gjithmonë një shishe me ujë në dorë dhe të pini ujë ose ujë me limon në vend të pijeve me sheqer./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara