www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A ndjehet rehat, pasi bashkëpartiakëve të tij u pengon gjuha shqipe!?

Posted on May 31, 2024May 31, 2024 by User User1

Në fillim në shqip, pastaj në maqedonisht. Kështu e bëri betimin kryetar i ri i Kuvendit Afrim Gashi.

Në momentin kur ndodhi kjo askush nuk reagoi, madje as deputetët e VMRO-DPMNE-së, por një ditë më pas Ministrja e Kulturës, tash deputete e LSDM-së, parti e cila dikur thirrej në sloganin “Një shoqëri për të gjithë”, ngriti parashtresë.

Bisera Kostadinovska-Stojçevska deri tek shërbimet për Mbikëqyrje inspektuese pranë Ministrisë së Kulturës bëri ankesë për shkak se konsideron se është shkelur ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase.

“Kjo nuk është goditje ndaj shqiptarëve apo gjuhës shqipe, por mosrespektim i ligjeve. Ai si Kryetar i Kuvendit të RMV-së ku jemi 120 deputetë nuk mund të jetë i gatshëm ta drejtojë kuvendin e RMV-së nëse në 5 minutat e para nuk i respekton ligjet që duhet ta mbizotërojnë atë Kuvend dhe nuk respektohet një prej ligjeve të fundit që e sollëm, që është ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase”, tha Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës / deputete LSDM.

Të pyetur për reagim për këtë, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, thanë për TV21 se përdorimi i gjuhës shqipe garantohet me kushtetutë dhe se këtë të drejtë do ta përdorë gjatë gjithë mandatit të tij.

“Kryetari i Kuvendit e ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me kushtetutë, me ligjet në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryetari Gashi është i përkushtuar të garantojë se të gjitha procedurat parlamentare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligjet, ta respektojnë dhe promovojnë shoqërinë tonë multikulturore”, thonë nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.Për një qëndrim rreth ankesës së bashkëpartiakes së tij, e pyetëm edhe Fatmir Bytyqin, të vetmin deputet shqiptar në LSDM, por nuk morëm përgjigje.

Përndryshe, në ditën kur e bëri betimin, Gashi, pasi u ul në kolltukun e të parit të Parlamentit, u shpreh se do të kujdeset që çdo deputeti t’i garantohet e drejta për t’u shprehur dhe se përkatësia e tij e vetme do të jetë që asnjë deputet të mos diskriminohet.

Gashi për kryetar të Kuvendit u propozua me nënshkrimet e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, koalicionit VLEN dhe “Lëvizja ZNAM”.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara