Nuk mendoj se kjo është ndonjë problem, apo injorim i Maqedonisë dhe injorim i shtetit, pasi është ditur se kush është delegacioni dhe kush jemi ne. Kështu u shpreh presidentja e shtetit, Gordana Silajnovska-Davkova, e pyetur se pse në Vatikan nuk është përdorur emri zyrtar i shtetit nga ana e delegacionit të Maqedonisë së Veriut. Ајо deklaroi se atyre u është dukur se kjo është zgjidhje e mirë.
Gordana Siljanovska-Davkova, presidente
“E para, e dini se lentat nuk janë aq të mëdha, biseduam në kabinet, patëm edhe mendime të ndryshme mes vete, për shembull unë pata mendim që të jetë RMV, por disi në fund, pasi unë jam në krye të delegacionit, ishte e mundur që edhe kjo të jetë ndonjë zgjidhje. Edi se mund të ketë vërejtje, i kuptoj shumicën e tyre. Në bazë të drejtës për shprehjen e lirë kemi menduar për këtë zgjedhje”.
E pyetur nëse mendon se reagimet që vijnë nga vendet fqinjë për mos përdorimin e emrit zyrtarë të shetit, do ta kthejë mbrapa Maqedoninë e Veriut, presidentja tha se, në asnjë mënyrë nuk mendon se një deklaratë mund ta kthejë vendin mbrapa.
Gordana Siljanovska-Davkova
“Situata në të cilën gjendemi sot nuk është vin-vin, nëse dikush mendon se me anëtarsimin e NATO-s, është zgjidhje që i zgjedh problemet, nuk mendoj se është kështu, është mirë që jemi anëtar të NATO-s, por nuk është hap përpara. Nëse jeni për anëtarësim, nuk do të thotë se a jeni për fillimin e bisedimeve, kjo për mua është hap mbrapa. Sipas kësaj, është mirë që të gjithë t’i realizojn detyrat që i kanë marrë”.
Në lidhje me reagimet për mospërdorimin e emrit zyrtar në inagurimin në parlament, Davkova thotë se nuk e ka thyer Marrëveshjen e Prespës, as nuk e ka shkelur marrëveshjen, as nuk ka thënë se do e ndryshojë marrëveshjen, por vetëm gojarisht e ka përdorur të drejtën e shprehjes së lirë.