www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkëputet ajsbergu gjigand në Antarktidë, shtatë herë më i madh se Manhattan!

Posted on May 28, 2024 by User User1

Një ajsberg gjigand, me përmasa gati shtatë herë më të mëdha se Manhattan në New York, është shkëputur në Antarktidë. Ajsbergu është quajtur A-83 dhe lëvizjet e tij aktualisht po monitorohen nga afër nga shkencëtarët. Sipas ekspertëve shkencorë, shkëputja është një nga shenjat më ilustruese të ngrohjes globale. Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që është regjistruar nga shkencëtarët.

Ndërkaq, ajsbergu më i madh në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull prej akulli. Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës. Vitin e kaluar ai është zhvendosur me shpejtësi duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës.

Rikujtojmë, se Groenlanda po humb mesatarisht 30 milionë tonë akull në orë për shkak të ndryshimeve klimatike që është 20% më shumë sesa mendohej më parë, ka zbuluar një studim. Disa shkencëtarë janë të shqetësuar se ky burim shtesë i ujit të ëmbël në veri të Atlantikut mund të nënkuptojë një kolaps të rrymave oqeanike është më afër fillimit, me pasoja të rënda për njerëzimin.

Humbja e madhe e akullit nga Groenlanda si rezultat i ngrohjes globale është regjistruar për dekada. Teknikat e përdorura deri më sot, të tilla si matja e lartësisë së shtresës së akullit ose peshës së saj nëpërmjet të dhënave të gravitetit, janë të mira në përcaktimin e humbjeve që përfundojnë në oqean dhe e çojnë lart nivelin e detit.

Në studim, fotot satelitore u analizuan nga shkencëtarët për të përcaktuar pozicionin përfundimtar të akullnajave të shumta të Groenlandës çdo muaj nga 1985 deri 2022. Kjo tregoi humbje të madhe dhe të përhapur dhe në total arriti në 30 milionë tonë akull të humbur.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara