www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Fronti Europian ende s’ka vendosur nëse do ta votojë Afrim Gashin për kryeparlamentar”/Aziri: Çka t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve?

Posted on May 28, 2024 by User User1

Elmi Aziri nga Fronti Europian nuk tregoi nëse do ta votojnë propozimin që Afrim Gasji të jetë kryetar i Kuvendit, përcjell TV21. Aziri tha se nuk ka ende vendim si koalicion se si do të veprojnë.

Besoj se ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës nëse ndodh ajo që po përflitet në opinion se do të ketë koalicion mes VMRO dhe VLEN-it. Besoj se do të na shfaqet problem i krizës së thellë të legjitimitetit dhe pastaj shtrohet pyetja se çka t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve andaj vlerësoj se duhet mirë t’i vlerësojmë gjërat përpara se të marrim vendime. Atë që e thashë më herët të gjithë ne së bashku deputetët e Frontit Europian do të takohemi tani dhe do t’i diskutojmë të gjitha momentet e reja në skenën politike”, tha mes tjerash Elmi Aziri nga Fronti Europian.

I pyetur nëse ka shanse që ndonjë deputet i Frontit të bëhet pjesë e shumicës mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, Aziri tha se nuk ka informacione të

“Deri në këtë moment që po flasim nuk kemi informacione të tilla së paku ajo që shihet në opinion, nuk kemi! Takimet e tona janë të rregullta me grupin e deputetëve nuk ka shenja të tilla”, shtoi Aziri.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara