www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të plagosurit në kujdes intensiv, policia po kërkon vrasësit e 29 vjeçarit

Posted on May 27, 2024 by User User1

“Rruga ‘Nikolla Karev’ e njohur si ‘Rruga e Plastikave’ sot është e qetë dhe komunikacioni zhvillohet në mënyrë normale si çdo ditë tjetër, mbrëmë pak para mensate kishte një përleshje të armatosur, nga ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, pikërisht në këtë pjesë të rrugës. Shkaqet dhe autorët e vrasjes nuk dihen, kompetentët thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve”.

Pas plagëve të marra, Amir Ismani ndërroi jetë në spital, kurse dy personat e plagosur, po trajtohen në spital dhe janë në kujdes intenziv.

Drejtori i Klinikës “Naum Ohridski”, Lubren Arsenkov, për TV SHENJA, tha se gjendja e 24 vjeçarit, i cili është sjellë në klinikën e tyre, është stabile dhe sapo të jetë më mirë, nga kujdesi intenziv do të transferohet në repart.

Luben Arsenkov, drejtor i Klinikës “Naum Ohridski”

“Rreth mesnate është sjellë një pacient me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e pasme të kraharorit dhe plumbi ka përfunduar në pjesën eshtërore të segmentit torakal të boshtit kurrizor. Është operuar menjëherë, nga mëngjesi është në gjendje stabile, nën kujde intensiv, në kohë të shkurtë nëse është mirë do të transferohet në repart”.

Në gjendje stabile është edhe 18 vjeçare i cili po mjekohet në Klinikën Torakale, në kuadër të kompleksit “Nënë Tereza”. Drejtori Nexhati Jakupi i tha TV SHENJA se tek ai kanë kryer disa intervenime dhe se po e përcjellin gjendjen e tij shëndetësore.

Nexhati Jakupi, drejtor i Klinkës Torakale

“Mbrëmë dy persona 18 dhe 29 vjeç janë sjellë me lëndime nga armë zjarri, njëri për fat të keq ndërroi jetë, ndërsa tek djaloshi 18 vjeçar, bëmë menjëherë intervenim kirurgjik në kraharorin e djathtë, menjanuam një pjesë të mushkrisë për shkak të lëndimeve të marra nga arma, mandej edhe në pjesën e barkut abdomenit, po ashtu kishte lëndim edhe në këmbën e djathtë. Pacienti është në kujdes intenziv. Jemi duke e përcjellë gjendjen e tij, e cila për momentin është stabile”.

Në një njoftim të shkurtë, Prokuroria Themelore Publike njoftoi se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe është lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve.

Prokuroria Themelore Publike

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin ‘Nikolla Karev’, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”.

Njëzet e nëntë vjeçari që ndërroi jetë ishte këngëtar dhe influencer. Miqtë dhe familjarët e tij nëpër rrjete sociale e kujtojnë si djalë i edukuar, familjar, ambicioz dhe punëtor.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara