www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Italia toka e premtuar për futbollistët shqiptarë, 13 “Shqiponja” në Serie A

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Italia është “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë, verdikt i shifrave. Serie A është një nga pesë ligat kryesore në Europë, por padyshim më e preferuara për shqiptarët.

Në elitën e futbollit italian luajnë plot 13 futbollistë me pasaportë shqiptare. Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Nedim Bajrami, Kristian Asllani, Ylber Ramadani dhe Kastriot Dermaku janë lojtarët aktualë që luajnë në Serie A.

Të cilët kanë veshur së paku një herë fanellën e Kombëtares së parë të Shqipërisë, ndërkohë që Stiven Shpendi, Endri Muhameti, Sergio Kalaj dhe Marvin Çuni janë futbollistë që janë grumbulluar nga skuadrat e moshave të Shqipërisë. Duke qenë me perspektivë për të ardhmen.

Ndërkohë që në Serie A luajnë edhe dardanët Amir Rrahmani – kampion me Napolin – dhe Mërgim Vojvoda me Torinon.

Në Serie B luajnë dhe 5 lojtarë të tjerë shqiptarë, duke ndërtuar kështu një skuadër të tërë kuqezi që garon në dy nivelet më të larta të futbollit italian.

Stiven Shpendi është lojtari i fundit që u transferua në Serie A, teksa u prezantua si sulmuesi më i ri i Empolit. Sulmuesi i skuadrës së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen./shqipmedia

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara