www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“BE nuk ndërhynë në formimin e qeverisë”, Geer: Ne vlerësojmë veprimet e partive në rrugëtimin e vendit drejt BE-së

Posted on May 23, 2024May 23, 2024 by User User1

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer  gjatë një takimi me studentët në Tetovë tha se Zyra e BE-së është duke zhvilluar takime me të gjitha partitë politike, përcjell TV21. BE-së nuk i takon të komentojë formimin e qeverisë, por ajo çfarë do të bëj zyra e BE-së në Shkup është se do të ndjek të gjithë veprimet pjesëmarrësve në qeverisë  për  rrugëtimin në BE dhe se atëherë ata do të shohin se çfarë hapa konkret bëjnë partitë për rrugëtimin në  BE .

“Ne flasim me te gjitha partitë politike, edhe me ata që janë në qeveri edhe atë që janë duke bisedar për formimin e qeverisë. Thjeshtë për të atë se deri ku janë punët. Sa i përket formimit të qeverisë së re edhe negociatave ajo nuk është punë e Bashkimit Europian. Në praktikë të gjitha partitë politike në fushatë zgjedhore kanë pasur agjendë që jep rrugëtimin e integrimit të vendit  në BE. Nuk ka të bëj me atë  se a besojmë në të se çfarë thonë partitë politike dhe nuk jemi duke e vënë në pikëpyetje. Deklarata bëjnë partitë politike, ne do ta bëjmë vlerësimin, se çfarë do të bëjnë partitë politike pas formimit të qeverisë së re dhe ne në mënyrë aktive do ta përcjellim këtë gjë. Dhe vlerësimin tonë do të bëjmë në bazë të veprimeve konkrete  që do të merren në bazë të pjesëmarrësve në qeveri  dhe ne do të përkrahim ata që do të marrin hapa konkret dhe real për avancimin e vendit në BE”, tha David Geer  – ambasador i BE-së në Maqedoni.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara