www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përjashtohen mediat nga seanca e Këshillit Gjyqësor, ku diskutohet për marrjen e imunitet të Naqe Georgievit

Posted on May 21, 2024May 21, 2024 by User User1

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë vendosur të diskutojnë, pa praninë e mediave, transmeton TV21.

Edhe pse seanca është thirr për në mesnatë dhe të pranishme ishin një pjesë e konsiderueshme e mediave, sërish, anëtarët e Këshillit Gjyqësore, me 10 vota “për” vendosën që seanca të zhvillohet pa praninë e publikut.

Kështu, pjesëtarët e mediave u përjashtuan nga seanca.

Nuk dihet as se sa do të zgjasë seanca dhe se kur pritet të kumtohen vendimi.

Seanca ka rend të ditës – diskutimin për marrjen e imunitetit të gjykatësit Naqe Georgiev, i cili është kapur në flagrancë me 10 mijë euro, që dyshohet se janë mitmarrje për procedurë gjyqësore.

Ai dyshohet se ka premtuar masa lehtësuese në procedurën gjyqësore e cila udhëhiqet kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçevit i cili është arrestuar herën e fundit për kontrabandim të marihuanës.

Gjykatësi i arrestuar ka tërhequr vëmendjen e publikut vitin e kaluar, kur në Gjykatën Themelore Shkupi I u zgjodh biri i tij. Pas kësaj, Georgiev dha dorëheqje nga anëtari i Këshillit Gjyqësor.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara