www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dita e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Tomevski dhe Arsovska kërkojnë kushte më të mira

Posted on May 20, 2024 by User User1

Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit 20 Majin e kanë shënuar si ditën e tyre. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomevski theksoi sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit duke folur për kushtet të cilat siç tha nuk janë edhe aq të mira.

“Në periudhën nga përkujtimi i 20 majit të vitit të kaluar e deri më sot, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri regjistroi mbi 2000 ndërhyrje që u realizuan me sukses, falë sakrificës së punonjësve. Dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi, të cilët edhe pse punojnë në kushte të mungesës së kuadrove, por edhe të pajisjeve të pamjaftueshme, shënojnë sukses në detyrat e tyre të punës”, theksoi Xvonko Tomevski, komandant i brigadës së zjarrëfikësve .

Po ashtu edhe Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, kërkoi nga Qeveria e re pasi të formohet që të ndryshohen kushtet me të cilat paguhen dhe punojnë zjarrfikësit.

“Zjarrfikësit tanë duhet të kenë ndryshim të kushteve nga të cilat mund të paguhen. Ata janë të kufizuar dhe fondet që marrin si kompensim për punën e tyre janë vërtet të ulëta. Këtë e përcakton ligji dhe për fat të keq ne si vetëqeverisje lokale nuk mund të shkojmë përtej asaj që përcakton kuadri ligjor”, pohoi Danella Arsovska, kryetare e Bashkisë së Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara