Me datë 19.05.2024 në ora 23:50 në Dobëridoll të Gostivarit, punonjësit policorë të Departamentit të Policisë Gallatë, kanë privuar nga liria 44-vjeçarin M.D. nga Dobërdolli dhe 42-vjeçaren J.T. nga Strumica, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, sepse rreth orës 22:00 në shtëpinë e M.D. kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë. Ata janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.