www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trump kërkon test droge për Bidenin: Analizat, pastaj debati televiziv

Posted on May 18, 2024May 18, 2024 by User User1

Donald Trump kërkoi që Joe Biden t`i nënshtrohej një testi droge përpara dy debateve presidenciale, në të cilat të dy kandidatët ranë mënë fund dakord të merrnin pjesë.

Ish shefi i Shtëpisë së Bardhë përmendi fjalimin e presidentit aktual në muajin mars, kur Bideni sipas tij “dukej sikur fluturonte si një balonë”.

“Unë kam kërkuar që të përfshihem në një debat publik me të, por meqë ra fjala, dua që ai më parë të bëjë edhe një test droge. Nuk dua që të dalë aty siç doli te fjalimi vjetor para Kongresit”, u shpreh Trump gjatë një takimi me mbështetës të partisë së tij në Minneapolis, pa sqaruar ndërkohë nëse edhe vetë i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë. Stafi i fushatës së Bidenit 81 vjecar, nuk i është përgjigjur ende kësaj kërkese të rivalit.

Debati i parë mes Trump e Biden është parashikuar të mbahet në 27 qershor në CNN, në studiot qendrore të televizionit në Atlanta, Xheorxhia. Debati i dytë do të zhvillohet më 10 shtator në televizionin tjetër amerikan, ABC.  Trump, i cili në vitin 2020 humbi garën ndaj zotit Biden për t’u rizgjedhur, ka bërë thirrje prej disa javësh për një seri debatesh parazgjedhore. Presidenti Biden vetëm së fundi ra dakord për këtë çështje.

Përpara se caktohej data 27 qershor, që është e enjte, për debatin e parë, kampi i Bidenit ironizoi me Trumpin, duke thënë se republikani ishte “i lirë të mërkurave”, dita e zakonshme e pushimit për gjyqin penal që vazhdon ndaj ish-presidentit në Nju Jork.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara