www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fronti Europian: A është pajtuar VLEN me VMRO-në për revidim të Korridorit 8?

Posted on May 17, 2024May 17, 2024 by User User1

Fronti Europian konsideron që anulimi i kontratës për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit dhe me një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur. Asnjë Qeveri nuk mund ta anulojë kontratën me konzorciumin Bechtel & Enka. Kështu thuhet në reagimin e Frontit Europian, sipas të cilës, Kontrata me Bechtel & Enka është e nënshkruar sipas të gjitha dispozitave ligjore, korrekte në çdo aspekt dhe askush nuk  mund ta njollosë korrektësinë e saj përmbajtësore dhe dobinë që i sjell vendit realizimi i përpiktë i saj. Fronti njëherësh ka pyetur koalicionin VLEN nëse është pajtuar me VMRO-në për revidim të Korridorit 8.

Reagimi i plotë i Frontit Europian:

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski  i pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Korridorit 8, ka theksuar që po shqyrtohet si mundësi anulimi i kontratës me konzorciumin Bechtel & Enka.

Fronti Europian konsideron që anulimi i kontratës për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit dhe me një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur. Asnjë Qeveri nuk mund ta anulojë kontratën me konzorciumin Bechtel & Enka. Vlerësojmë se ky qëndrim është tentativë për minimizimin e punës së madhe dhe projektit më të madh në historinë e vendit që deri më tani Qeveria progresive dhe proeuropiane e ka realizuar duke е futur në binarët e realizimit projektin e lënë me qëllim në labirintet e harresës.

Kontrata me Bechtel & Enka është e nënshkruar sipas të gjitha dispozitave ligjore, korrekte në çdo aspekt dhe askush nuk  mund ta njollosë korrektësinë e saj përmbajtësore dhe dobinë që i sjell vendit realizimi i përpiktë i saj.

Pyesim publikisht, a është ky qëndrim edhe i opozitës shqiptare humbëse e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale “Vlen”  kundër Korridorit 8?! Deri më tani, në këto pak ditë, u quajtëm “makedonski albanci”, u tha që s’ka ndryshime kushtetuese, që s’ka perspektivë europiane, që suspendohet marrëveshja e Ohrit dhe që opozita humbëse e zgjedhjeve s’ka asnjë kusht të vetëm për formimin e Qeverisë së ardhshme.

A i ndajnë këto qëndrime edhe drejtuesit e opozitës shqiptare?

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara