Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani.
Osmani në “Kanal5” thotë se VLEN, koalicioni që tani po bisedon me OBRM-PDUKM-në për formimin e qeverisë së re, nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve, ndërsa theksoi se vullneti i shqiptarëve u tregua në zgjedhjet e 8 majit, ku sipas tij, në kampin politik shqiptar fitoi Fronti Europian.
Për fat të keq na kthehet tema bazë, marrëveshja mes popullit maqedonas dhe popullit shqiptar nga 2001-shi, se do të respektohet vullneti i shqiptarëve, respektivisht se nuk do të majorizohen shqiptarët gjatë vendimmarrjes, shfuqizohet dhe kthehemi në situatën zero, në të cilën kuptohet se do të paraqiten njerëz që do të japin ide se si tutje.