www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Deputeti kroat për homologun e partisë kundërshtare: Ai duhet qëlluar në ballë

Posted on May 16, 2024May 16, 2024 by User User1

Një ditë pas plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico, parlamenti kroat u konstituua dhe u mbajt seanca e parë.

Përfaqësuesi i shumicës qeverisëse kroate, Hrvoje Zekanoviq, mbrojti themelimin e Ministrisë së Demografisë dhe thotë se tema duhet të jetë opozita dhe “shpërbërja e SDP-së dhe kaosi në Most” dhe jo “koalicioni më normal që do të qeverisë nesër Kroacinë”.

Por ai nuk u ndal me kaq, ai e quajti zombi kreun e SDP-së, Pedja Grbin dhe tha se duhet “të pushkatohet në ballë”, raporton index.hr.

Kreu i asaj shumicës qeverisëse dhe kryeministri i ri i vjetër, Andrej Plenkoviq, i cili ka dënuar dje plagosjen e Ficos, i pyetur nga një gazetar për përleshjet e mundshme në mbledhjen e re të parlamentit, tha se “shikoni çfarë ndodhi dje në Sllovaki”.

Zekanoviq fillimisht tha se pyetja është “ku do të varet Grbini, në cilën pemë, figurativisht, kur të vritet politikisht” në parti.

“Pedja Grbin aktualisht është një zombi, një i vdekur për së gjalli. Një njeri që humbi zgjedhjet. Unë ju sfidoj. Kush do ta mbrojë Pedja Grbin, hajde. Ju mund të luani vetëm një zombi, ju e di se si… Ti i di ato filma”, pohoi ai.

Ndryshe, Plankoviq si fitues i zgjedhjeve parlamentare kroate tashmë ka siguruar shumicën për të krijuar qeverinë e re. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara