Deri sa VMRO-DPMNE dhe VLEN tashmë po zhvillojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për formimin e qeverisë së re, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka publikuar një fotografi bashkë me liderët e Frontit Europian, përcjell TV21. Në fotografi përveç Ahmetit shihet edhe Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas, Fatma Osmanovska, Skender Rexhepi-Zejd, Munir Kollashinac.
“Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e fotografisë.