24 persona kanë vdekur në Marok pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua n në një zonë malore, thonë autoritetet.
Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë, thonë mediat lokale.
Nuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit.
Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend. Maroku ka një rekord të dobët të sigurisë rrugore.
“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, ka thënë Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit “Demnate”, për transmetuesin publik maroken 2M.
Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave 2M.
Në vitin 2020, mesatarisht tetë njerëz në ditë vdisnin në rrugët e Marokut, sipas Forumit Ndërkombëtar të Transportit, shkruan BBC. /klankosova