www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ushqimet që duhet të konsumoni për flokë të shëndetshëm

Posted on May 16, 2024 by User User1

1.Vezët – Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si zinku dhe seleniumi. Folikulat e flokut janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe kur nuk ka mjaftueshëm proteina në dietën ushqimore fillojnë dhe bien flokët.

2.Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë fantastike për dietën tuaj sepse përmbajnë kombinime të vitaminave që nxisin rritjen e flokëve.

Antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet.

3.Spinaqi

Spinaqi është një burim fantastik i vlerave ushqyese si Folati, hekuri, vitamina A dhe C. Secila nga këto ka një rol në rritjen e shëndetshme të flokëve.

4.Peshqit e yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si Salmoni, Skumbri, etj, rrisin flokët për shkak të përqëndrimit të lartë të Omega 3.

5.Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë beta karoten, i cili në trup konvertohet si vitaminë A, e cila ndihmon në prodhimin e sebumit. Sebumi ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së flokëve.

6.Avokado

Avokadoja përmban yndyrna të mira dhe vitaminë E, kjo vitamin është fantastike për neutralizimin e radikaleve të lira dhe ndikojnë në rritjen e flokëve.

7.Midhjet

Midhjet përmbajnë zink, i cili ndikon në rritjen e flokëve. Nëse nuk mund të hani midhje, mos u shqetësoni, zinku gjendet edhe në ushqime të tjera si mishi, perimet, vezët farat dhe frutat e thata.

8.Karkalecat

Karkalecat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve sepse përmbajnë proteina, vitaminë B, zink, hekur dhe vitaminë D, të cilat forcojnë rrënjën.

9.Fasulet

Fasulet janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, biotine, zinku dhe folati, të cilat janë esenciale për rritjen e flokëve.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara