www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael

Posted on May 15, 2024 by User User1

Shtëpia e Bardhë i ka thënë Kongresit se dëshiron të dërgojë më shumë se 1 miliard dollarë armë në Izrael, pavarësisht presionit mbi ofensivën izraelite në Rafah.

Paketa do të përfshijë raketa tankesh, mortaja dhe automjete taktike të blinduara, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Plani – i konfirmuar nga një ndihmës i kongresit për CBS, partneri amerikan i BBC-së – duhet të miratohet ende nga ligjvënësit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden tha se do të ndalonte dërgesat e armëve nëse Izraeli do të fillonte një pushtim të madh të Rafahut.

Të martën, tanket izraelite përparuan më thellë në zonat e banuara në juglindje të qytetit të Gazës, thanë palestinezët për Reuters.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara