www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Atentat ndaj kryeministrit sllovak 

Posted on May 15, 2024May 15, 2024 by User User1

Disa pamje që kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentet pas atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën kryeministri i Sllovakisë, është plagosur nga të shtënat me armë dhe është shtruar në spital.

Siç është raportuar, incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Dhe sipas raportimeve, tanimë ka një të dyshuar të arrestuar.

Ndryshe, Fico thuhet se u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.

Raportohet se më vonë ai u mor nga një helikopter i ambulancës dhe u dërgua në spital.

Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara